Shpërthen bombola e gazit në një objekt në Prishtinë, 12 të lënduar
12 persona kanë mbetur të lënduar pas një shpërthimi që ka ndodhur sot në një objekt i cili gjendet në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Në këtë objekt ka shpërthyer një bombolë gazi duke shkaktuar edhe dëme materiale.zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin.
“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.