Shpeshtohen sulmet ndaj mjekëve në Kosovë brenda tre muajve kanë ndodhur tri sulme fizike

                            Shpeshtimi i sulmeve ndaj personelit shëndetësor vlerësohet si dukuri shqetësuese e cila është në rritje.Oda e Mjekëve të Kosovës vlerëson se mungesa e mjeteve shëndetësore dhe numri i vogël i mjekëve nëpër institucione shëndetësore po revolton qytetarët të cilët po krijojnë probleme.Thotë se për shkak të mungesës së reformave në shëndetësi mjekët po shndërrohen në viktima.Kryetari i Odës së Mjekësve në Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se brenda tre muajve janë shënuar tre sulme fizike.

Thotë se institucionet nuk janë duke plotësuar mungesën e mjekëve.“Ku është faji i mjekut për mbingarkesë, sepse nuk ka mjek. Mjek pa punë ka, po nuk ka punë në institucione. Ku është faji i mjekut që nuk ka mjete, mjetet sigurohen prej atyre, normalisht nëse nuk ka mjete atëherë automatikisht edhe shërbimi nuk mund të jetë me kohë. Prandaj janë listat e pritjes, në ambullanta specialistike.

“Nëse dështon trajtimi apo mospasja e mjaftueshme e mjeteve e të barnave, ku mjeku ligjërisht nuk guxon, nuk ka të drejtë që t’i dërgoj të blejnë materiale por është i detyruar për me kry një shërbim” ka thënë Sejdiu.

Thotë se kolegët janë sulmuar edhe me armë të ftohta e kërcënime me armë zjarri. Por që sipas tij, personat që kanë sulmuar janë liruar në procedurë të rregullt.

“Sulmet vetëm se janë shpeshtuar, vetëm gjatë këtij viti janë tre mjek të sulmuar fizikisht. Çka është e keqja që këto kërcënime dhe sulme janë ka ndodhin edhe jashtë institucioneve shëndetësore. Unë habitem edhe me kolegët tanë që nuk vjen një moment që të ndërprejnë të gjitha shërbimet deri sa nuk krijohen kushtet e punës”, ka shtuar ai.

Kurse Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, deklaron  se kohëve të fundit ka pasur më shumë raste kur janë sulmuar mjekët e punëtorët shëndetësorë.

Ai thekson sulmi është vepër penale, e që më së shumti mund të dënohet deri në 8 vjet burg.

“Natyrisht që është vepër penale edhe sulmi ndaj një qytetari të rëndomtë mirëpo kur kemi të bëjmë me personat zyrtarë të cilët përfaqësojnë interesat e shtetit, segmente të caktuara, natyrisht se dënimet variojnë sipas Kodit Penal, prej veprës penale nga dënimi me gjobë i cili është dënimi më i lehtë e i cili në praktik e kemi pa në të kaluarën që rastet ka përfunduar dënimet me gjobë dhe dënimet më të rënda që mund të variojnë nga kualifikimi i veprës penale nga 3 muaj deri në 5 vite, nga 6 muaj deri në 8 vjet është maksimalja e shqiptimit të dënimit me burgim”. /Insajderi.com