SHPREHJA E KRIZËS EKONOMIKE BOTËRORE SI PASOJË E DOMINIMIT TË PANDEMISË COVID 19 NË REPUBLIKËN E KOSOVËS-Shkruan: Muhamed Krasniqi; ish anëtarë i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

0

Recesioni i COVID-it 19 është një recesion ekonomik global i shkaktuar nga pandemia COVID-19. Recesioni filloi në shumicën e vendeve në shkurt 2020, duke u shprehur me ngadalësimin ekonomik global të shkaktuar nga rrënja e prodhimit botëror.

Bllokimet e COVID-19 dhe masat e tjera paraprake financiare të ndërmarra në fillim të vitit 2020 e hodhën ekonominë globale në krizë. Brenda shtatë muajve, çdo ekonomi e përparuar kishte rënë në recesion.

Shenja e parë e madhe e recesionit ishte rënia e tregut të aksioneve të vitit 2020, e cila u shpreh me indekset kryesore të ranë 20 deri në 30% në fund të shkurtit dhe marsit. Rimëkëmbja filloi në fillim të prillit 2020, dhe shumë indekse të tregut u rikuperuan ose madje vendosën rekorde të reja deri në fund të vitit 2020.

Por në shtetet e Ballkanit perëndimor kriza ekonomike u paraqitë me ngritjen e çmimeve të produkteve të ushqimit, të naftës, të transportit dhe të energjisë.

Kjo krizë me gjasë do të zgjasë, duke u thelluar edhe në segmentet e tjerë të ekonomisë, dhe duke nxitur edhe kriza sociale dhe politike.

Në Republikën e Kosovës, kriza ekonomike, do të jetë edhe më e ashpër, për shkak të defekteve në funksionimin e hallkave të sistemit ekonomik, dhe ekzistimit të evazionit fiskal, si dhe dominimit të  korrupsionit.

Me qëllim të njohjes me shenjat e kësaj krize mbar botërore TV Dukagjini në kuadër të emisionit “Kallxo përnime”të datës 01.12.2021, të cilën e udhëheq gazetarja e mirënjohur Jeta Xharra u përpoq ti identifikoj shkaqet e rritjes së çmimeve si dhe masat të cilat duhet me i ndërmarr Qeveria me qëllim të përballimit të kësaj situate. 

Ky emision më shërbeu si motiv për ta shkruar këtë Analizë e cila do të fokusohet në fushën e masave administrative të cilat duhet me i ndërmarrë Qeveria për shkurtimin e zingjirit të faktorëve të krizës të cilat ajo i gjeneron.

Besoj se përqendrimi i vëmendjes së lexuesve të këtij artikulli do të jetë më i madh nëse e jap një Ekstrakt nga emisioni “Kallxo përnime” të TV Dukagjinit të cilin e udhëhoqi Jeta Xharra.

Ja përmbajtja e këtij ekstrakti:

Tema “Rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve” Çka duhet me bë me qëllim të përballimit të kësaj situate. 

Në emision prezent:  1. Fadil Berjani – nga shoqata e naftëtarëve

                                       2.  Berat Rukiqin – nga Oda ekonomike e Kosovës 

                                       3.  Sakip Imeri – Drejtor i Autoritetit të konkurrencës

                                       4. Ruzhdi Kurtishi – nga shoqata e transportuesve

Ekspozeja e Jeta Xharrës : Gjatë këtij viti, çmimet janë rritë në mënyrë të vazhdueshme; është rritë çmimi i bukës, çmimi i vajrave ushqimore, çmimet e naftës, e si rrjedhojë edhe çmimet e transportit. Krejtë jane mire por rrogat kanë mbet të njëjta. Për fatin  tonë çmimi i energjisë ka mbet i pandryshuar hala deri më tani, kryesisht për shkak se nuk jemi të varur shumë nga importi i energjisë, mirëpo të dhënat na tregojnë që vendi ka inflacion prej 5.7% krahasuar me vitin paraprak në këtë kohë. Nëse i analizojë këto shifra e lirisht arrijmë konkludimin se me rrogë të njëjtë e çmime më të larta, na nuk mundemi me i ble krejt  gjanat që i kemi ble vitin e kaluar. Pra patjetër se diçka duhet me lanë mangu. Çka duhet me ndërmarr që me e përballua këtë situatë: A kemi rritje artificiale të çmimeve, A kemi monopole të cilat i kanë rritë këto çmime.  

Pyetja për zotëri Rukiqin: Pse janë rrit çmimet?

Përgjigja:

Po tash pandemia ka krijua disa çrregullime në nivel global, përfshirë edhe pjesën e ofertës, sot në disa vende  ka probleme të mungesës së prodhimit, po mendoj për arsyena të ndryshme, dikund është shfaq mungesa e transportuesve, dikund tjetër është shfaq mungesa e burimeve të energjisë, dikund tjetër është shfaq mungesa e punëtorëve, sidomos në vendet nga të cilat varet një pjese e mirë e autputit apo e prodhimit global. Mos të harrojmë që në vendet si India, në vendet si Kina, në vendet e Azisë së largët në disa periudha kohore prej që ka filluar pandemia nuk është punuar me javë dhe me muaj të tërë, dhe kjo normalisht që ka krijuar çrregullime dhe ka krijua mungesë të produkteve në nivel global. Pastaj ka qenë shumë kohë e shkurtër për me u rirregullua tregu apo me u përshtat tregu me këto ndryshime, edhe në anën tjetër e gjithë kjo është përcjellë me një fluks apo me një hyrje të madhe të parasë. Sot në sistemin financiar global qarkullon para më shumë se ndonjëherë tjetër në histori, d.m.th. hera e fundit kur ka pasur një shkallë të tillë të qarkullimit të parasë ka  që pas luftës së dytë botërore kur është implementua ai “Plani Marshall” dhe planet e tjera të rindërtimit të vendeve të shkatërruara nga lufta e dytë botërore dhe tash me një shkallë shumë më të lartë, është tani, për shkak se janë injektua shuma të mëdha të mjeteve financiare nga qeveritë e ndryshme për me e luftua çdo pasojë të Pandemisë. Injektimi i parasë në sistem, e ngritë kërkesën në nivel global dhe normalisht që kjo pastaj përcillet edhe me rritje të çmimeve d.m.th. nga një krizë e kërkesës për shkak se njerëzitë nuk shpenzonin, ose i kishin mundësitë e kufizuara në ato ditët më të vështira të pandemisë, tani kemi një krizë të ofertës dhe  në të njëjtën kohë kemi një kërkesë në rritje e cila shumë vështirë po përballohet edhe kjo ka  krijua çekuilibër. Ky çekuilibër d.m.th. një kërkesë shumë më e madhe e cila nuk po përcillet me ofertë të njëjtë ka prodhua rritje të çmimeve dhe sidomos të produkteve të cilat njihen si produkte strategjike –“commodities” në bursa. nuk do të flasë për naftën, dhe nuk do të flasë për disa  sektor të   tjetër për shkak se janë Fadili dhe  Ruzhdiu por  sidomos do të flasë për pjesën e energjisë e cila megjithatë do të jetë një ndër problemet i që do të na përcjell edhe ne…

RËNDËSIA E OFERTËS DHE KËRKESËS PËR RUAJTJEN E STABILITETIT EKONOMIK TË VENDIT

Konceptet e mikroekonomisë

Oferta dhe kërkesa janë shumë të rëndësishme për aktivitetin ekonomik. Oferta është shuma totale e një malli ose shërbimi të caktuar në dispozicion për konsumatorët, në një kohë të caktuar me një çmim të caktuar.

Kërkesa është një paraqitje e dëshirës së konsumatorëve për të blerë mallra dhe shërbime; ajo vepron si një matje e gatishmërisë së konsumatorit për të blerë një mall ose shërbim specifik me një çmim të caktuar. Këto dy forca ekonomike kanë impakt të drejtpërdrejtë në njëra-tjetrën; ato janë të dyja të rëndësishme për ekonominë e tregut, sepse vetëm ato ndikojnë në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të konsumit brenda një ekonomie si dhe në sasitë e prodhuara dhe të konsumuara.

Sipas parimeve të ekonomisë së tregut, marrëdhënia ndërmjet ofertës dhe kërkesës balancohet në një moment në të ardhmen. Kjo pikë në të cilën oferta është e barabartë me kërkesën  quhet çmimi i ekuilibruar. Në pikën e ekuilibrit, çmimi i tregut për një mall të caktuar siguron që sasia e mallrave të furnizuar të jetë e barabartë me sasinë e mallrave të kërkuara. Në këtë pikë hipotetike çmimet vendosen në mënyrë të përkryer duke i nxitur interesat e konsumatorëve për të blerë mallra; në të njëjtën kohë, duke siguruar që kompanitë të prodhojnë as shumë dhe as pak produkte.

Rritja  e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve (Shtrembërimet e çmimeve)  dhe masat që duhet ndërmarr.

Shtrembërimet e çmimeve lindin nga flukset joefikase të ofertës dhe kërkesës dhe mbizotërojnë për sa kohë që një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve në treg ose nuk dëshiron apo nuk është në gjendje t’i përgjigjet zhvendosjeve të dukshme. Ka shumë shkaqe të jo efikasitetit të tillë, duke i përfshirë rregullat e menaxhimit jo të mirë të rrezikut, ndërprerjet e likuiditetit, rregullat e pa zbatuara të ri balancimit të elementeve të sistemit ekonomik si dhe ndërhyrjet  jo adekuate të  qeverisë.

Pra rritja e çmimeve është sinjali themelor i deformimeve të elementeve ekuilibruese të cilat kanë ndodh në sistemin ekonomik të vendit. Me qëllim të evitimit të krizës më të thellë ekonomike, me të gjitha pasojat e saj në stabilitetin politik të vendit dhe reduktimin e dominimit në afat sa më të shkurtë të çekuilibrit ekonomik, Qeveria duhet ti mobilizoj maksimalisht të gjitha ministritë dhe agjencitë e pavarura të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Këtu para së gjithash mendoj në:

  • Ushtrimin e drejtë të detyrave të Inspektoratit të tregut;
  • Kryerjen më të suksesshme të funksionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës;
  • Kontrollin më efikas të aktivitetit të ndihmës shtetërore;
  • ë Kosovës, Doganave të Kosovës,  Autoritetit Kosovar të konkurrencës, Bankës qendrore të Kosovës  dhe Inspektoratit të tregut;
  • Analizimin mujor të efekteve të masave financiare për rimëkëmbjen ekonomike të vendit  dhe në fund
  • Ndërmarrjen e të gjitha masave nxitëse për shfrytëzimin maksimal të resurseve ekonomike të vendit për rritjen e prodhimit vendor.

Ushtrimi i drejtë i detyrave të inspektoratit të tregut

Inspektorati i Tregut është organ ekzekutiv i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Veprimtarinë e ushtron konform Ligjit Nr.03/181 Për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut.

Është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit te 15 ligjeve dhe mbi 30 akteve nënligjore të transpozuara nga Direktivat e qasjes se re dhe globale të Bashkimit Evropian .

Fushat te cilat i mbulojmë ne janë :Tregtia e Brendshme , Mbrojtja e Konsumatorëve, Tregtimi me Nafte dhe Derivate te naftës , Shërbimet Hoteliere dhe Turistike etj.

Detyrimisht Ligji Nr.03/181 Për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut duhet të plotësohet me dispozitat ligjore të cilat  e obligojnë Ministrin e tregtisë dhe industrisë që për çdo muaj qytetarëve të ju bëjë të njohur aktivitetin e inspektoratit për muajin paraprak dhe atë në  media dhe në fletushkë të veçantë profesionale.

           Kryerja më e suksesshme e funksionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

Funksioni themelor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës është krijimi i ambientit të tregut në të cilin mund të zhvillohet një “Konkurrencë perfektë” e pjesëmarrësve në atë treg e jo e përcaktimit të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të cilat tregtohen në te.

Prandaj detyra themelore e këtij Institucioni të rëndësishëm është analizimi i vazhdueshëm i faktorëve të sistemit ekonomik, të cilët mund të ndikojnë në paraqitjen e konkurrencës jo të drejtë dhe ekzistimin e marrëveshjeve të fshehta në mes të pjesëmarrësve, si dhe në aplikimin e praktikave të bashkërenduara. Aktiviteti i këtij subjekti duhet të jetë i fokusuar sidomos në krijimin e mundësive ku:

Të gjitha firmat mund të shesin produktin identik (produkti është një mall ose shërbim homogjen);

Të gjitha firmat janë pranues të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tyre, sepse ato nuk mund të ndikojnë në çmimin e tregut të produkteve të veta, ngase ato i përcakton oferta dhe kërkesa korrekte në treg);

Përqindja e pjesëmarrjes në treg nuk ka ndikim në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tregtuara;

Blerësit kanë informacion të plotë ose të pëstitucionarsosur ( për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen) për produktin që shitet dhe çmimet e ngarkuara nga secila firmë;

Burimet kapitale dhe puna janë krejtësisht të lëvizshme dhe

Firmat mund të hyjnë ose të dalin nga tregu pa kosto.

Detyra e Departamentit të analizave të tregut, duhet të jetë transparente dhe e publikuar.

 Kontrolli më efikas i aktivitetit të ndihmës shtetërore

Dispozitat adekuate ligjore të kontrollit të Ndihmës Shtetërore e mbrojnë funksionimin e

tregut të brendshëm dhe konkurrencën, duke siguruar që ndërmarrësit e caktuara të mos

fitojnë avantazh konkurrues përmes ndihmës shtetërore. Në përgjithësi, ndihma

shtetërore që jepet nga institucionet apo ofruesit e ndihmës shtetërore është e ndaluar

nëse supozohet e padrejtë, si dhe nëse promovon konkurrencën e njëanshme duke

reduktuar kostot margjinale për përfituesit e ndihmës shtetërore, ndërkohë duke

imponuar barrën financiare taksa-paguesve.

Prandaj efikasiteti i misionit të ndihmës shtetërore duhet të jetë vazhdimisht i kontrolluar dhe i publikuar.

Mbështetja e Qeverise për bashkëpunimin e afërt dhe komplementar të: Administratës tatimore të Kosovës, Doganave të Kosovës,  Autoritetit Kosovar të konkurrencës, Bankës qendrore të Kosovës  dhe Inspektoratit të tregut

Para kryerjes së çdo kontrolli të aktivitetit të cilit do subjekt ekonomik të tregut, nga  ndonjëri prej institucioneve të përmendura, duhet të informohet edhe autoriteti tjetër i cili ka kompetenca për kryerjen e ndonjë pjese tjetër të aktivitetit të subjektit nën kontrolle, për bashkërendimin e aktivitetit dhe plotësimin e mbikëqyrjes se zhvillimit  të veprimtarisë të bazuar në ligj.

Kjo mbështetje e Qeverisë  për bashkëpunimin reciprok të subjekteve të autorizuara me ligj për kryerjen e kontrollit të subjekteve ekonomike të tregut, mund të bëhet duke kërkuar nga ato që të lidhin Memorandume të bashkëpunimit, siç ka bërë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe duke e kontrolluar zbatimin e tyre.

Në këtë mënyrë do të evitohet mundësia e paraqitjes së rezervave monetare të pa evidentuara (latente) të cilat gjithmonë ndikojnë në prishjen e ekuilibrit të ofertës dhe kërkesës dhe në ngritjen e papritur të çmimeve në treg, si dhe në evitimin e evazionit fiskal, mandej të konkurrencës jo korrekte dhe të korrupsionit.

Analizimi mujor i efekteve të masave financiare për rimëkëmbjen ekonomike të vendit

Gjendja jetësore aktuale në Republikën e Kosovës po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme. Çmimet e të gjithë artikujve ushqimor po rriten. Është rritë çmimi i naftës, i bukës dhe po parashihet edhe rritja e çmimit të energjisë. Jo stabiliteti i çmimeve të artikujve të përmendur, formon spiralen më të rrezikshme të inflacionit të ardhshëm. Kosova varet nga eksporti i lëndës të parë, turizmi, remitencat .Të gjitha këta faktorë pritet të pësojnë kolaps në periudhën e ardhshme. Kjo do të ndikoj në fuqinë blerëse në vend dhe Qeveria do të kenë problem me të hyrat buxhetore.

Ekspertët më të mirë të ekonomisë në botë mendojnë se janë pesë elemente për ngadalësim të recesionit dhe kufizimin e ndikimeve të mundshme negative:

a) Ndihma direkte për qytetarët duke ju ofruar para të gatshme;

 b) Përkrahje për punëtorët për t’i siguruar që ka një kujdes për ta;

c) Përkrahje të bizneseve dhe komunave me masa të politikës fiskale dhe monetare;

d) Parandalimi i kolapsit të bizneseve, përmes ofrimit të mjeteve për likuiditet, përfshirë edhe mundësinë që qeveria të jetë konsumator fundor, për një pjesë të stokut të produkteve të tyre, me kushtin që kompanitë nuk i largojnë punëtorët nga puna

e) Për industritë/sektorët që mund të bankrotojnë, të krijohen mekanizma stimulues që e bëjnë të mundshme rimëkëmbjen e tyre, përmes një kornize të qartë të qeverisjes korporative dhe financiare, përfshirë kufizimin e dividentëve dhe bonuseve.

Të gjitha masat e përmendura përveç efekteve pozitive të momentit, mund të kenë edhe ndikime të mëdha negative në stabilitetin ekonomik, nëse dalin jashtë kontrollit të synimeve të parapara. Prandaj analizimi mujor i efekteve të masave financiare për rimëkëmbjen ekonomike të vendit është “sinë qua non”.

Ndërmarrja e të gjitha masave nxitëse për shfrytëzimin maksimal të resurseve ekonomike të vendit për rritjen e prodhimit vendor

Resurseve ekonomike të vendit, si ato bujqësore, energjetike (të rinovueshme dhe jo të rinovueshme ), dhe shërbimet e ekosistemit janë pjesë e pasurisë kombëtare të cilat maksimalisht duhet nxitur. Ato janë kapitali natyror nga i cili varen format e tjera të kapitalit.

 Ato kontribuojnë në të ardhurat fiskale, të ardhurat individuale dhe uljen e varfërisë. Sektorët që lidhen me përdorimi e resurseve ekonomike të vendit sigurojnë vende të punës dhe paraqesin bazën e jetesës së shtresave të rrezikuara të popullatës.

Në kohën e krijimit të çekuilibrit të ofertës dhe kërkesës Qeveria luan rolin thelbësor në nxitjen e  shfrytëzimit maksimal të resurseve ekonomike të vendit për rritjen e prodhimit vendor, e cila masë ndikon drejtpërsëdrejti në stabilitetin e sistemit ekonomik të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *