Shpresojë qeveria do të merr masa për t’i lehtësuar masat në kuptimin e lirisë së qytetarëve në mënyrë që mundësohet vazhdimi i ecuri jetësore

0

Bashkim Hoxha analist, lidhur me masat e pritura  nga Qeveria e Kosovës që mblidhet sot, se a duhet të merrë vendim për lehtësimin e masave?pohon :-“ Që në fillim kam qenë i mendimit se duhet të ketë lirim  të masave në masë të kontrollueshme. .Kujdesi për t’u mbrojtur nga pandemia nuk do të thotë doemos ashpërsim të masave aty ku nuk ka nevojë. E kam thënë edhe njëherë tjetër, mënyra se si funksionon në Gjermani sipas mendimit tim është më funksionuese. Unë nuk arrijë ta kuptojë se pse është e nevojshme të përdoret maska në ambiente të jashtme aty ku distanca është lehtësisht e aplikueshme. Në Kosovë gjithandej shihen  njerëz në brendësi  të kafe-bareve në të cilat nuk respektohet asnjë rregull, ndërsa kur dalin jashtë të njëjtit njerëz vendosin maskat për t’i ikur ndonjë dënimi të mundshëm. Te ne një numër jo i vogël njerëzish ende nuk besojnë në ekzistimin e virusit vdekjeprurës. Kjo është e rrezikshme, sepse,  njerëzit që nuk e besojnë një gjë të tillë  rrezikojnë të infektohen si dhe të  shndërrohen   në shpërndarës  të pandemisë më lehtësisht.

 Megjithëkëtë  duhet të marrë masa të aplikueshme duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve në njërën anë, të  lejohet   funksionalizim i jetës normale në anën tjetër.  Jeta vazhdon edhe në kohë pandemie.  Pa  lehtësimin e masave ku njerëzit të kenë hapësirë të nevojshme për t’u gjendur  pranë zgjidhjeve të halleve të veta jetësore, vështirësitë  do të thellohen edhe më shumë. Mos të harrojmë,  nëse do të kemi thellim të krizës në biznese  vështirë t’i dihet fundi kësaj problematike. Bizneset tona mbajnë mijëra familje, ata janë poashtu mbajtëse të shtetit nëpërmjet taksave që paguajnë.

Shpresojë qeveria do të merr masa për  t’i lehtësuar masat në kuptimin e lirisë së qytetarëve në mënyrë që mundësohet vazhdimi i   ecuri  jetësore  në rrjedhat   e normalitetit aq sa mund të lejohet në kushte pandemie.”/qendrapress.com/

——————————————-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *