Shpresojmë qe fitorja e Shaqir Totaj është për të mirën e qytetit dhe të qytetarëve te Prizrenit-/Shkruan ;Mr.Afrim Tejeci,kryetar i Degës ë AKR-së

0

       Pas certifikimit nga ana e KQZ, duke filluar nga dita e sotme , kryetari i komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj. Shpresojmë por edhe fuqishëm besojmë se për qytetin tonë të dashur Prizrenin, do të fillojë një etapë e re e prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik . Të shpresojmë qe fitorja e Shaqir Totaj është për të mirën e qytetit dhe të qytetarëve te Prizrenit Me rastin e formimit të ekzekutivit, shpresojmë që të emërohen kuadro profesionale dhe njerëz me përvojë te dëshmuar dhe kursesi ekzekutivi të formohet mbi bazën e ngopjes së apetiteve të partnerëve të koalicionit. Zhvillimi apo mos zhvillimi i qytetit do te varet edhe nga vizioni dhe kreativiteti i drejtorëve. Do të dëshiroja që liderët e partive të mendojnë dhe ti delegojnë njerëz me profile intelektuale profesionale si forcë e vetëm ecjes përpara. Prandaj te punojmë e të zhvillojmë qytetin tonë me kuadro profesionale që kanë vullnet, kanë dijeni dhe munden. E gjithë kjo është në interes të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit dhe ofron një të ardhme për fëmijët tanë. Ta duam qytetin tonë se është i yni… Ashtu të bukur, siç e kemi trashëguar, të përcjellim edhe më të bukur brezave që vijnë pas nesh./qendrapress.com/Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *