SHQETËSUESE GJENDJA EPIDEMIKE NË PRISHTINË: MBI NJË MIJË RASTE AKTIVE ME COVID-19

0

Shqetësuese gjendja epidemike në Prishtinë: Mbi një mijë raste aktive me Covid-19
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, është deklaruar rreth rritjes së numrit të rasteve pozitive me Covid-19 në kryeqytet, për çka Gashi thotë se shifrat mbeten shqetësuese.

I pari i Shëndetësisë në kryeqytet përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se aktualisht në Prishtinë janë një mijë e 192 raste aktive me koronavirus, ndërsa deri më sot 21 persona nga kjo komunë kanë vdekur.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1629 raste me #covid19 prej të cilave 1192 raste janë ende aktive. Kemi 416 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 21 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar ai.

Gashi tutje shtoi se maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë, duke porositur qytetarët tutje që të ndjekin të gjitha udhëzimet nga ana e institucioneve. /Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *