Shqipëria heq kufizimet e Covid-19, fluks qytetarësh nga Kosova në Morinë
Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve.Në Morinë ka fluks të lartë të qytetareve e mjeteve, ndërsa policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar për të shmangur radhët.Shtatë sportele janë ne funksion te plotë, e për ditët e festave janë dhënë udhëzime të veçanta lehtësimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.Ndërkohë Kosova ende vazhdon me procedurën e masave kufizuese duke kërkuar certifikatë vaksinimi apo teste për Covid-19.