Shqiptarët e Ukrainës gati edhe për luftë.

0

                                       Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindra vjeçare dhe festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit.Bëhet fjalë për 5000 shqiptarët e Ukrainës, të cilët emigruan 300 vite më parë nga rrethi i Korcës për në Evropën Lindore pikërisht për t’i shpëtuar luftës, asokohe me Perandorinë Osmane, por e gjejnë veten, për ironinë e fatit, sërish në vijën e betejës.Ngjarjet e fundit në Ukrainë janë prej ditësh në faqet e para të medias botërore. Konflikti i hapur me Rusinë për shkak të grumbullimit të mijërave trupave në kufi duket se po i drejtohet pikës së moskthimit, ku nuk përjashtohet mundësia e një lufte.Minoritetit shqiptar që jeton në Ukrainë është po aq i shqetësuar nga konflikti Rusi-Ukrainë sa pjesa tjetër e qytetarëve. Por përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti deklaroi në një interviste televizive disa ditë më parë se ata nuk do të dorëzohen përballë një sulmi të mundshëm rus.Dermenti thotë se minoriteti shqiptat është luftarak dhe ata nuk i harrojnë traditat e tyre të vjetra, duke kërkuar madje që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë. Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *