Shqiptarët të indinjuar nga dënimi për çlirimtarin Cali, po kriminelët serbë që vazhdojnë kërcënimin e lirisë kosovare si nuk dënohen o Zot!!!??-Shkruan; Qazim THAÇI
Dënimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa,që u dënua nga Gjykata Speciale me seli në Hagë,me 26 vite burg vërtetë ka indinjuar secilin shqiptar, që fletë e mendon shqip. Po si të mos indinjohen këtë qytetarë, kur dihet se Cali ishte një çlirimtar, që luftoi për lirinë e Kosovës. Kurse kriminelët serbë të Krushës së Vogël, të Krushës së Madhe, të Mejës , të fshatrave të Drenicës ,masakrës të njohur botërisht të Reçakut ende sillen lirishtë nëpër Serbi. Bile zëdhënësit e asaj diktature tani janë edhe kryeministra të Serbisë. Shpirti i vrasjeve makabre në Reçak, në Krushë të Vogël, ende kërkojnë drejtësi, se si bota nuk kërkon drejtësi për ato vrasje fëmijësh, burrash e grave , plakave e pleqve. Por, dënohet një komandant i luftës për liri si rasti i Salih Mustafës,. Natyrisht se janë pikëlluar shqiptarët edhe nga deklarata e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili ka thënë se’’ vendimi i marrë nga Gjykata Speciale, më 16 dhjetor, është një hap që i ndihmon Kosovës për të garantuar sundim të ligjit dhe për të vënë drejtësi për viktimat.’’Po i nderuar zëdhënës i shtetit që kombi shqiptar i beson më së shumti në këtë botë. Por ,merrni mundin e lexoni pak tmerret që i ka krijuar Serbia në Kosovë, dhe besojë se zëri i shpirtrave të tyre do të bindin, se çlirimtaret ishin të detyruar të jenë në mbrojtje të atdheut të tyre, në mbrojtje të Kosovës, Sepse ishin ju ata që në këtë kohë e vlerësuat drejtë luftën e Calit dhe shokëve të Calit që luftonin për liri dhe për drejtësi. Ajo që tashmë po na tronditë secilin në shpirt dhe në ndër dijen tonë është se si nuk ngrihen ky popull të protestojë për këtë dënim drakonik ,të padrejtë e të paarsyeshëm përderisa kriminelët serbë shëtisin të lirë. Faji mbetet pak edhe tek në që nuk ngritëm fakte në institucionet botërore, dhe ua lamë hapur derën gënjeshtrave serbe, të deponojnë mashtrimet e tyre, E kështu gradualisht viktima të shëndrrohet në agresor, e agresori në viktimë Por , bota duhet ët jetë e drejtë e ta shoh se agresori ishte Serbia, e serbët që vrisnin fëmijë pleq të pafajshëm , vrisnin burra e gra vetëm pse ishin shqiptarë. Por, nëse ka shqiptarë që i kanë ndihmuar këtij dënimi dhe synimit të dënohen të tjerë çlirimtarë, të garantuar do ta kenë mallkimin edhe përtej vdekjes, sepse kjo tokë ka përjetuar shumë shpirtra të shitur siç ishin Bajramoviça e shumë viça, të tjerë, por mallkimi i vdekjes i ndjekë edhe përtej varrit. Botës demokratike i bëjmë lutje ta shoh realitetin asaj lufte çlirimtare dhe çlirimtarët të vlerësohen dinjitetshëm kurse agresori i Serbisë ta merr dënimin meritor, Besojmë se para Zotit edhe ne si komb duhet të dhe jemi të njëjtë, Por politika botërore njësoj duhet të vlerësojë e mos të na degdisë me kaq shuam dhembje e padrejtësi…Kurse lidhur me këtë temë pas një 10 ditësh besojë se do të sjellë fakte ti shumë krimesh tmerruese që Serbia ka bërë mbi shqiptarët e pafajshëm,/www.qendrapress.com/