Shqiptarja në Zvicër, Dona Sekiraqa, duhet ta ketë përkrahjen e shqiptarëve dhe të tjerëve!
Tani pjesëtarë të kombit tonë në Zvicër po bëhen gjithnjë e më shumë zë i diasporës atje ku jetojnë e veprojnë, një zë i këtillë është edhe gruaja dinjitoze Dona Sekiraqa .Dona jo që është vetëm një grua dhe një nënë e përkushtuar, ajo është edhe një shtyllë e shoqërisë në kantonin Vaud të Zvicrës. Por, tani mësoni më shumë se kush është Dona Sekiraqa!Sepse tani duhet ta dini se ajo është pos e përkushtuar si nënë e për familje është e përkushtuar edhe si veprimtare e palodhur politike.
Ajo sot ishte në listë e 11-ta e zgjedhur për këshilltare në komunën e Renasë ( Renens )
Të gjithë shqiptarët ate e urojnë për kandidaturën e re duke i dëshiruar, suksese në detyrën e re ata thonë se kemi shumë besim në ty duke i përfaqësuar shqiptarët në Zvicërr! Për çka jemi të bindur se do të jeni zëri i pafund për shqiptarët në Zvicër, Suksesi i Donës është suksesi i shqiptarëve shkruan poetja e njohur Fatime Kalimashi e kështu shkruajnë edhe qindra bashkatdhetar që jetojë në këtë kanton/qendrapress.com/