Shqiptarja nga Kosova shpallet furrëtarja më e mirë në Gjermani
Të rinjtë nga Kosova po e shfaqin talentin thuajse në secilën fushë. Sport, art, kulturë, biznes, e tani edhe në përgatitjen e ushqimeve. Së fundmi, para disa ditësh një 21-vjeçare nga Kosova u shpall si furrtarja dhe shitësja e vitit në një garë nacionale në Gjermani.Bëhet fjalë për Bleonita Sejdiun, e cila arriti ta merr këtë çmim vetëm disa muaj pasi e përfundoi trajnimin si specialiste në tregun e ushqimeve, në veçanti në pjekje.