Shqyrtohet projektligji për pandeminë dhe për rimëkëmbjen ekonomike
Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton Insajderi.
Po ashtu në këtë seancë që do të fillojë në ora 11:00, deputetët pritet të formojnë Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.
Ky është rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,
Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19