Shtatë Heronjtë e Landovicës i bëjnë roje lirisë së Kosovës-Shkruan ;Qazim THAÇI
Landovica , ende vazhdon ta ketë dhembjen e madhe .Dhembja e këtij fshati mbetet 26 marsi I vitit 1999, ajo ditë kur ky fshat si njëri ndër fshatrat kryesore të logjistikës që vepronte në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së secilit banorë të këtij fshati assesi nuk ka se si mos të i kujtohet ajo ditë vështirë dhe ajo ditë që solli djegien e 90 për qind të fshatit, pastaj u vranë dy dëshmorë të lirisë dhe u sakrifikuan jo me pak se 18 martirë në mesin e tyre edhe fëmijë tre vjeçar si dhe plakë 80 vjeçe. Landovica sa herë që vije ajo datë , përkujton atë ditë kur zjarri I luftës dogji 100 shtëpi, e mbi të gjitha rikujton rënien e dëshmorëve të pa vdekur Hashim Gashi dhe Ismet Gashi , avokat i njohur për të drejtat e punëtorëve shqiptar dhe atdhetar të cilët ranë, I pari duke vrarë ushtarët paramiltarë e I dyti ishte në shërbim te popullatës civile dhe ushtarëve të UÇK-së,i cili sakrifikoi veten dhe familje e tij në mbrojtje te civilëve . Landovica , veç ishte brumosur me atdhedashuri, ngase ishte dëshmori i parë I Përdrinisë Pëparim Thaçi, I cili la 10 e universitetit dhe mori pushkën e lirisë. Pastaj ishin dëshmorët; Tahir Gashi e Hamit Thaçi që ranë në frontin e parë të betejës së e Jeshkovës. Ishin trimat si Halil Gashi që ra në Koshare e ra Hysni Morina në Doberdelan për lirinë e Kosovës. Selim Morina,ish kom. UÇK-së, pohon se për djemtë e Landovicës është bërë shumë pak. Kështu njëri ndër luftëtarët e paepur të lirisë Faik Berisha sot e kësaj dite ende është pa një vend të dinjitetshëm pune. Kurse këtë fat e kanë edhe shumë të rinj të këtij fshati. Pastaj gjendjen aspak të mirë nuk e kanë edhe plotë djem tjerë të cilët ishin luftëtarë të denjë, por nuk arritën të marrim as statusin e veteranit. Kjo domosdo na ka bërë të pakënaqur,por nuk është faji ynë. Pra gjatë viteve 1997 /98. dhe 99 I gjithë fshati si rast unik dhe i vetëm në Kosovë ishte Landovica që ishin të kyçur në ndihmë për luftën I tërë fshati .Secila shtëpi ishte shëndëruar në fole te luftëtarëve e lirisë. Kurse ende i ka të freskëta ky fshat edhe fatin e përbashkët të një kohe jo të shkurtër që ndanë me komandant Daja I vogël Hysni Syla,i cili kishte ardhur që nga Amerika e largët dhe kishte kapur pushkën e lirisë dhe këtu shëronte plagët nga plumbat e marrë. Landovica ndihet shumë krenare që atdheut dhe lirisë I dhe kaq shumë dëshmorë martirë. Por fati I këtyre banorëve të thuash vazhdon të përkeqësohet ngase papunësia po bënë që banorët e këtushëm të ndihen të lodhur edhe nga nga kjo gjendje..Landovica është fshat që meriton edhe më shumë. Këtë mendim e ndajnë të gjithë ata që në luftë ishin drejtpërdrejt sepse secili që ka kaluar këtej pa tjetër ka pas rast të ketë hëngër bukën e Nënës Miradije. Miradije Berisha, ajo Nënë që për secilin gatoi bukë pastroi plagë dhe pastroi rrobat e UÇK=së shtroi bukë e zemër për luftëtarët . Ajo Nënë e madhe e Kosovës duhet ta ketë një vend meritor. Kurse po në këtë fshat me dekadën e paralufte ka pasur organizime te fuqishme atdhetare si-Familja mbanë familjen- pastaj organizime te referendumit e shumë të tjera. Veprimtari i palodhur i asaj kohe Mehmet Kalimashi është lënë në harresë nga institucionet ai ishte një arsimdashës që pati bërë angazhim maksimal për ndërtimin e godinës shkollore na Landovicë., Padyshim se emërtim i një rruge me emrin e këtij atdhetari e meriton ta ketë,Prizreni. Besojë se në këtë qeveri kjo harresë do të përmisohet .Emrat e Kom.Çunit /Osman Çerreti,Rifat Kalimashi,Faik Berisha,Nait Thaçi,Enver Gashi, Skender Morina,Sherif Gashi,AVdullah Krasniqi, Mehmet Thaçi, e /Shaban Kalimashi/ tani i ndjerë edhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë Landovicën/secili në forma të ndryshme/ e ngritën ne peidistalin e paharruar dhe e bënë shembull në gjithë Kosovën dhe Shqipërinë. /qendrapress.com/
Bottom of Form