Shtatë shtetas të Maqedonisë së Veriut janë në një hotel në afërsi të manastirit, aty u strehuan sulmuesit e Policisë së Kosovës.
Nga MPJ njoftojnë se shtatë shtetas të Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, janë të vendosur në një hotel në afërsi të Manastirit ku sot u strehun sulmuesit e armatosur serb, pasi vranë një polic të Kosovës.
Nga MPJ thonë se ministri Bujar Osmani është në komunikim të vazhdueshëm me homologen Donika Gërvalla. “Për momentin Policia e Kosovës po e siguron hotelin ku janë të vendosur shtetasit tanë, ku pritet që pas bisedës zyrtre, të kthehen në shtëpi”, thonë mes tjerash nga MPJ