Shtatë të infektuar me coronavirus në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292.Në total numri i rasteve aktive është 166.Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 3.501 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës.Deri më sot 26.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.