Shtatorja e Fehmi e Xhevë Lladrovcit edhe në Vlorë

0

Në një shkrim të tij, Lladrovci ka bërë të ditur se angazhimi për t’u ngritur shtatoret tashmë kanë filluar dhe pret që së shpejti të realizohet në një nga sheshet e Vlorës.

 Postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:

Vlora e Pavarësisë, Vlora e Flamurit, Vlora e Ismail Qemalit, në një nga sheshet e saj, së shpejti presim të bëhet me shtatore të heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Vlora është vendi i përjetësimit të idealeve të mijëra dëshmorëve për liri dhe pavarësi që ndoqën përvojën më të pastër atdhetare, të filluara nga ky vend i nderit e lavdisë. Falënderoj personalitetet, njëherësh miqtë e mi, të cilët po merren me jetësimin e vendosjes së shtatoreve në Vlorë.

Nderimi për heronjtë, është nderim për të tashmen dhe të ardhmen e kombit. Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *