Shtegu drejt Kalasë së Prizrenit – investim rreth 400 mijë euro investim i ministrisë dhe komunës

    Sot,filluan punimet për transformimin e shtegut të pasmë të këmbësorëve drejt Kalasë së Prizrenit, në një gjatësi prej 4 kilometrash. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ky investim është pjesë e vizionit për zhvillimin turistik dhe kulturor të qytetit. “Shtegu i Kalasë është një ndër pikat më të frekuentuara nga qytetarët tanë dhe turistët. Me këto ndërhyrje po krijojmë infrastrukturë të denjë dhe të sigurt për të gjithë vizitorët” – u shpreh ai. Kryetari Totaj shtoi se projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e përvojës së vizitorëve dhe në promovimin e Prizrenit si qendër turistike. “ Zv.ministri I Zhvillimit Rajonal Eldin Uglar   me  një kënaqësi të madhe  po  bëjmë këtë investim në këtë shteg, ne si ministri  kemi ndarë 350 mijë euro për këtë shteg dhe dua ta falenderojë  edhe bashkëpunimin me kominën e Prizrenit  tha ai. Drejtori I Shërbimeve Publike  Çelë Lamaj  tha se projekti parasheh mbjelljen e drunjve, vendosjen e ndriçimit të ri publik si dhe vendosjen e shportave dhe ulëseve për vizitorët, duke krijuar kushte moderne për vendësit dhe turistët.Pastj ai the  se ku bashkëpunim do të  ndikojë  edhe  për  mundësitë  turiymit dhe rekreacionit Punimet pritet të përfundojnë në afatet e parashikuara, duke sjellë një transformim të dukshëm në këtë zonë të rëndësishme turistike të Prizrenit neëse  mbanë kjo vejshtë tha  drejtori Lamaj./QendraPress/

————————-