Shtëpia botuese ‘Pema’: Edon Zeneli dhe Besian Zeneli dhuruan libra për shkollën ‘’Emin Duraku’’ në Prizren

Dje pranuam një donacion të mbi 80 tituj librash, më të spikaturit e letërsisë botërore, të përshtatur për lexuesit e vegjël nga shtëpia botuese ‘Pema’. Falënderojmë pronarët e shtëpisë botuese ‘Pema’: Edon Zeneli dhe Besian Zeneli për këtë kontribut të vyer për bibliotekën e shkollës sonë, përmes së cilit nxënësit tanë do të kenë mundësinë të ushqejnë kureshtjen dhe të ‘udhëtojnë’ në botën magjike të librit./QendraPress/