“Shtesë prej 50 eurove deri në implementimin e Ligjit të Pagave”, Jasharaj i përgjigjet deputetes së LDK-së për propozimin 
Ditën e sotme ish-Ministrja e Arsimit, njëherit deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami bëri një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë që të ndalet greva. Bajrami ekomandoi që SBASHK të pranojë ofertën e Qeverisë për shtesën prej 50 euro, por kjo shtesë nga Qeveria të vazhdojë deri në implementimin e Ligjit të pagave.I pari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net tha se vlerëson propozimin e deputetes Bajrami, por edhe të çdo personi tjetër në të mirë të grevistëve.“SBASHK dhe Shërbyesit Civil vlerësojnë çdo angazhim të deputetëve, mirëpo kjo nuk është diçka e re. Qeveria s’ka ofruar diçka të re. E falënderoj z. Bajrami për propozimin por pa pasur diçka të re nuk do të ketë ndryshim vendimi”, tha Jasharaj./Reporteri.net/