Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Kosovës shkëputje nga ndikimi rus në energji

0

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Amerikës, Ned Price, ka lëshuar një komunikatë rreth angazhimit të saj për Ballkanin Perëndimorë.Në këtë komunikatë përmendet edhe Kosova, duke shprehur gatishmërinë e SHBA-ve që të mbështesin nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohje reciproke, shkruan Gazeta Insajderi.Por në këtë kumtesë, SHBA-ja ka edhe një kërkesë të veçantë, t’i kundërvihen ndikimit rus në energji.“Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor të thellojnë partneritetin e tyre ekonomik rajonal, të arrijnë qëllimet e tyre klimatike, t’i kundërvihen detyrimit energjetik të Rusisë përmes diversifikimit dhe zhvillimit të energjisë së pastër dhe luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne gjithashtu duam të ndihmojmë rajonin të rritet dhe të përparojë duke mbrojtur infrastrukturën strategjike dhe industritë kundër praktikave malinje të Kinës”, thuhet në këtë komunikatë.Po ashtu zëdhënësi i Price ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, e cila i definon bazat e bashkëpunimit dhe prosperitetit të qëndrueshëm. Ne mbështesim dialogun e mbështetur nga BE dhe inkurajojmë palët që në mënyrë urgjente përsëri të angazhohen në këtë proces për t’i definuar çështjet teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar zotimet e tyre në Uashington në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë”. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *