Shtohet fluksi, shkojnë deri në 3 orët pritjet te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

                   Në orët e mbrëmjes vazhdon të ketë fluks të qarkullimit në pikat kufitare të Kosovës. Pritjet më të gjata prej  janë Te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, ku është krijuar kolonë  e gjatë në hyrje dhe pritjet kanë shkruar deri në 3 orë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se është zgjatur deri në 3 orë koha e pritjes për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë. Pritje deri në 1 orë ka edhe në pikën kufitare në Jarinje, deri në gjysmë ore në Bërnjak dhe Merdarë, ndërkaq në pikat e tjera kufitare ka pritje deri në 5 minuta. Qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme evropiane, shumë prej tyre preferojnë që përpos pushimeve të verës, edhe festat e fundvitit t’i kalojnë me familjet e tyre në Kosovë./Reporteri.net/