Shtoni kujdesin nga temperaturat e nxehta të ditëve të fundit, porosit Dr Fadil Bajraktari

Temperaturat e nxehta të ditëve të fundit kanë drejtuar drejtë ambulancave më shumë pacientë . Ndërkohë që sipas meteorologëve, pritet që ditët në vijim temperaturat të rriten çdo ditë me nga dy gradë celsius, duke e çuar termometrin në 40 gradë celsius. Shfaqjet menjëherë ose pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës kur këto janë të pambrojtura. Shenjat e goditjes janë dhimbje shumë të forta koke, skuqje e fytyrës, dhimbje e vazhdueshme e syve, humbje ndjenjash,, jo rrallë mund të ndodh edhe më e keqja . Pikërisht për këtë arsye mjekët këshillojnë. Që të vendosen kompresa të ftohta në kokë, fytyrë dhe në qafë, të pihen lëngje të freskëta. Por për të parandaluar këtë fenomen duhet që të mbrohet koka me kapele si dhe të evitohen qëndrime për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, sidomos në orët e nxehta të ditës. Lidhur më këtë kemi biseduar me dr Fadil Bajraktari, drejtor i QKMF së në Prizren i cili me këtë rast për  tregon se Uji është ndihmësi më i mirë për t´i shpëtuar vapës, sepse vera është stina që than më tepër lëngjet e trupit. Pirja sa më e shpeshtë e lëngjeve natyralë, si lëng portokalli është mjaft i rëndësishëm. Gjithashtu, gjatë këtij sezoni të nxehtë këshillohet të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime, sepse japin sasinë e nevojshme të ujërave, që nuk mund të merren as nga lëngjet. Të evitohet qëndrimi jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës.. Ai tha tashmë ka nisur numri i pacientëve të shtohet , por edhe ata që kanë vijnë për te mjeku mos ta zgjedhin kohën e drekës, kur është vapë por të zgjedhin kohën e freskët të mëngjesit ose të mbrëmjes, tha ai. Sipas kardiologëve pacientët që kanë sëmundje kronike si zemra, diabeti dhe tensioni janë më të rrezikuarit këto ditë të nxehta qershori. Pikërisht për këtë arsye, ata nuk duhet të dalin nga shtëpia sidomos pas orës 9 e 30 të mëngjesit deri në orën 19 të darkës/www.QendraPress.com