Shtyhet për në ora 16:00 mbledhja e Qeverisë
Kryeministri Avdullah Hoti për sot në ora 08:30 kishte paralajmëruar mbledhje të Qeverisë.
Por kjo mbledhje nuk do të mbahet, të paktën jo në orën e paralajmëruar pasi që është shtyrë për në ora 16:00.
Kështu kanë bërë të ditur nga zyra e kryeministrit në një njoftim për media
Ndryshe, arsyeja e mbledhjes nuk është bërë e ditur nga Kryeministria.