Shtypshkronja ‘’Grafix –impex’’- emblemë e luftës për liri të Kosovës
Në dekadën e paraluftës në veprimtarinë tyre që u përbashkuan grafistët më të mirë të Prizreni; Mehmet Thaçi, Xhevit Berisha. Agim Bajraktari dhe Sherif Bilibani formuan kompaninë e shtypshkronjës që e emërtuan’Grafix –Impex’’ , që i vunë vetes detyrë parësore të ndihmon lëvizjen gjithë popullore. Fillimisht ata rrezikuan jetërat e tyre që mbi të gjithë të përfitojë Kosova. Që ishte ëndrra dhe synimi i parësor i këtyre burrave. Ishte kjo shtypshkronjë që me vetë kontribut ndihmonte Lëvizjen popullore si subjekte politike atëbotë ishte LDK-ja Këshilli Financiar e kështu, ndihmuan falas shtypjen fletë votimeve të Referendumit. Pastaj fletë votimet e zgjedhjeve të para Parlamentare të Kosovës në vitin1992. Pastaj nuk kishte organizim qoftë atdhetar , qoftë letrar që ta të mos jenë të në ndihmë të pakursyer. Pra ishin ndihmëtar në botimin revistave të kohës në ndihmë të Shoqatave arsimore, kulturore dhe kudo që kishte organizime atdhetarë, ishin këta burra të ‘’Grafixit…’ ‘ .Me të filluar lëvizjet e para të UÇK-së padyshim se aty ishin prapë këta burra me shtypshkronjën e tyre. Ishin ata që botonin të gjithë nevojat e para të UÇK-së në Vërri e Përdrini ,pastaj të ZOP-it e kështu me radhë. Kontributi i kësaj shtypshkronje është emblema e rrugëtimit të lirisë së Kosovës. Ajo që na befason, se si askujt nuk i ra ndërmend që këta burra të nderohen së paku me punën meritore dhe pse një rrugë të mos e mbajë emrin e kësaj shtypshkronjë. Ose një institucioni kulturor, Kjo shtypshkronjë meriton të shkruhet e mbahet mend në kujtesën e veprimtarive atdhetare, të këtë një pllakë ku vepruan e ku dhanë kontribut të palodhur, Qeveria lokale ,por edhe ajo qendrore edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së , assesi nuk mundet të harrojë veprimtarinë e këtyre burrave që e mbanin këtë shtypshkronjë, Por jo vetëm kaq ata meritojnë edhe më shumë , Nuk do të ndalojmë veç më këtë shkrim në të ardhmen do të botojmë fakte e dëshmi të punës kolosale të kësaj shtypshkronje e të burrave veprimtarë e atdhetarë si; Mehmet Thaçi, Xhevit Berisha. Agim Bajraktari dhe Sherif Bilibani …../www.qendrapress.com/