Shtypshkronja Grafix Impex, mbetet një kujtim atdhetarie për veprimtarët e Kosovës
Në kohën okupimit klasik të Serbisë në Kosovë ishin shumë intelektualë dhe afaristë që arritën të mbijetojnë me përkushtim duke punuar e mbi të gjitha, duke ndihmuar popullatën, e këtillë ishte Shtypshkronja Grafix Impeks e cila punën e vetë e filloi në vitin 1993 për ta vazhduar deri në liri të Kosovës 1999. Atëbotë ishin pronarët të kësaj shtypshkronje ;Mehmet Thaçi.Xhevit Berisha, Sherif Bilibani, e Agim Bajrakatari, por, e gjithë kjo punë u bë edhe me dy ekspertë që ishin edhe indikatorët parësor si profesori i grafikës Tahir Hoxha si dhe atëbotë i ri por i talentuar Eroll Bilb ani, të cilët bashkërisht themeluan këtë shtypshkronjë, Kjo shtypshkronjë ishte baza me prioritet i të gjuha aktiviteteve që atëbotë ishin si LDK pastaj edhe ato pak subjekte politike që vepronin. Mirëpo kjo shtypshkronjë ishte dhe ashtu siç e patën emëruar çlirimtarët atëherë në shtypshkronja jonë. Pra ishte shtypshkronja që falas bënte të thuash të gjitha nevojat e shtypit të kohës , siç ishin zgjedhjet, referendumi e kështu me radhë Ishin ekipi i kësaj shtypshkronje të lartë përmendurit që nuk e dinin se çka është frika ,por ishin në shërbim të plot të atdheut, Pos gazetave të kohës si ‘’Qëllimi’’ pastaj edhe librat e asaj kohe si dhe gazetat ilegale të gjitha këto botoheshin në këtë shtypshkronjë, këtu u shtypë fletëbetimi i par i UÇK-së për Zonën e Pashtrikut, pastaj nuk kishte asnjë organizim që nga këtu nuk ka dalë e nuk është ndihmuar. Kjo shtypshkronjë ishte shtëpia e lirisë së Kosovës, Prandaj Serbia dhe policia e patën halë ën sy e shih për këtë edhe vodhe e ndaluan dhe së fundi edhe e zhdukën. Por, këta burra nuk e ndalën kurrë punën dhe anagazhimin për pavarësinë n dhe sendërtimin e Kosovës së lirë,.Në mesin e këtij ekip ishte edhe prof Tahir Hoxha, i cili dha ia dha lamtumirën kësaj bote. Prandaj i tër stafi i kësaj shtypshkronjë e kujtojnë me respektin më të madh , njeriun urtë e të devotshëm Tahir Hoxha./qendrapress.com/