Shuhet zjarri në Prevallë

Një zjarr i madh në Prevallë është shuar me sukses falë ndërhyrjes së KFOR-it  nga ajri.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e përshëndeti ndihmën e KFOR-it, duke theksuar përkushtimin e tyre për mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve të Kosovës. Totaj njoftoi se gjatë intervenimit ajror, helikopterët e KFOR-it hodhën ujë mbi zonën e prekur dhe si rezultat, zjarri është shuar.Ai shtoi se aktualisht nuk ka shenja që gjendja të përkeqësohet përsëri, megjithatë, të gjithë akterët relevantë janë duke monitoruar situatën me kujdes.“Jemi falënderues dhe mirënjohës jo vetëm ndaj KFOR-it, por edhe ndaj të gjithë akterëve të tjerë që dhanë kontributin e tyre. Falënderim i veçantë për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë së Komunës së Prizrenit dhe zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës. Bashkë jemi më të fortë!” – tha  Totaj.Pas shqyrtimit të situatës dhe konsultimeve me të gjitha palët e përfshira, përfshirë KFOR-in, u vendos që ndërhyrja nga ajri ishte e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.