Shuhet zonja Madeleine Albright,meritore e pashoq në mbrojtjen e Kosovës
Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën në moshën 84-vjeçare, ka bërë të ditur CNN-i.Familja e ish-Sekretares amerikane të SHBA-së ka bërë të ditur se Albright ka vdekur si pasojë e prekjes nga kanceri dhe se në momentet e fundit të jetës ishte e rrethuar me anëtarët e familjes së ngushtë.“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Madeleine K. Albright, Sekretarja e 64-të e Shtetit dhe gruaja e parë që ka mbajtur atë post, sot ka ndërruar jetë. Ajo kishte kancer”, shkruan në njoftimin e familjes në rrjetin social Twitter.Albright ishte sekretare në kohën kur në Kosovë u zhvillua lufta. Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.Albright e shihte SHBA-në si “kombin e domosdoshëm” kur ishte fjala për përdorimin e diplomacisë për mbrojtjen e vlerave demokratike në mbarë botën.Në nderim të punës së saj, në Prishtinë vite më parë është ngritur edhe një bust i saj.Ajo ishte Sekretare e Shtetit në periudhën 1997-2001, kur president i SHBA-së ishte Bill Clinton.