Shumë të rinj do ta vizitojnë Evropën dhe do ta kuptojnë se nuk është ashtu si e kanë paramenduar- Shkruan:Islam UKIMERI ,drejtor i Inspektorateve  në Prizren

QendraPress- Si e shihni vitin 2024? A mendoni se rinia do te ja mësyjnë Evropës dhe cfarë reflektimi mund të ketë Kosova?.

                          Parashikimi im për Vitin 2024 është se shumë të rinj do ta kuptojnë rëndësinë dhe vlerën për të punuar në Kosovë. Ky këndvështrim do të theksohet vetëm atëherë kur shumë të rinj do ta vizitojnë Evropën dhe do ta kuptojnë se nuk është ashtu si e kanë paramenduar, por përkundrazi jeta në kurbet ka shumë sfida dhe vështirësi. Pa dyshim se gjatë Vitin 2024 parashihet të ketë mjaft zhvillim ekonomik në qytetin e Prizrenit dhe detyrimisht do të ketë nevojë për punëtorë dhe ky fenomen do të ndikojë në rritjen e pagave të cilat do të jenë indikator për mos emigrim të shumë qytetarëve për në vendet Perëndimore. Prizreni për dallim nga shumë qytete tjera të Kosovës falë angazhimit të jashtëzakonshëm politik lokal është qytet në zhvillim të vazhdueshëm, prandaj qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë për tu punësuar në sektorë të ndryshëm pasi që kohët e fundit është rritur nevoja për punëtorë me trajtim të dinjitetshëm dhe paga të cilat janë vazhdimisht në proces të rritjes çka e bën këtë qytet të favorshëm për të jetuar dhe të ulet emigrimi si dukuri e cila është shqetësim për vendin tonë./www.QendraPress.com/