Shumica e kandidatëve të LVV-së për kryetarë të komunave u konfirmuan, por jo në Prizren – çfarë po ndodhë?
Lëvizja Vetëvendosje dje dhe sot ka zyrtarizuar shumicën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Por Vetëvendosje ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Prizrenit. Gazeta Online “Reporteri.net”, ka tentuar të marrë një përgjigje nga Haskuka, për ta pyetur nëse do të jetë sërish kandidat për kryetar të Prizrenit, por ai nuk i është përgjigjur thrrjeve telefonike. Thirrjeve të gazetës nuk i është përgjigjur as deputetja Drita Millaku e cila muaj më parë hapur kishte shprehur dëshirën për të garuar për kryetare të Prizrenit. Haskuka dhe Millaku janë dy emrat e vetëm që janë përmendur si kandidat të mundshëm të VV-së për kryetar të Prizrenit. Mbetet të shihet se cili do të marrë “PO” për të sfiduar kandidatin e LDK-së, Anton Quni dhe kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj. Kandidatët e prezantuara nga VV për kryetarë të komunave .Ndërsa, LVV në Prishtinë do të garoj me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Kurse në Ferizaj kandidat është deputeti, Valon Ramadani. Në Pejë, Vetëvendosja ka zyrtarizuar Gazmend Agushollin si kandidat për kryetar të kësaj komune. Kurse në Lipjan kandidat është deputeti, Adnan Rrustemi. Ndërsa në Vushtrri, do të jetë, Arsim Rexhepi .Kandidat i VV-së për Shtime do të jetë Qemajl Aliu. Njoftimin se Aliu do të jetë kandidat e bëri vet qendra e Vetëvendosjes në Shtime. Në Malishevë, garës për të parin e komunës do t’i prijë Alban Krasniqi, që është edhe bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.Kurse në qyteti ne Istogut, LVV do të garoj me Agron Avdijajn, kurse me Sherif Berishen në Han të Elezit. /Reporteri.net/.