SI GJENDEMI NGA ASPEKTI PSIKOLOGJIK NË KËTË STAD TË PANDEMISË- Shkruan;Mr. Lule Alidema. Psikologe klinike
Kaloi një vit që kur po ndeshemi me ethet e njëpasnjëshme të pandemisë.
Ishte vit i tmerrshëm që na preku në gjitha sferat e jetës. Ngritje numri i të infektuarve, ulje, sëmurje, vdekje, traumë, stres, konfuzion, depresione etj, e çka e çka nuk na dëmtoi!
Ajo që dhemb më së shumti janë ata që nuk janë më në mesin tonë, ata që humbën luftën me pandeminë, por dhe ne që jemi nuk është se jemi po dhe aq mirë.
Kur filloi e dinim por sa do zgjasë apo gjithmonë do zgjasë vështirë të dihet, ndonëse do bashkëjetoj me neve.
Tashmë u vëmë brenda një kornize, sikur pandemia na dha një model ndryshe për të jetuar, sikur na kufizoi, na e ndryshoi formën e të jetuarit.
Shpesh bëj pyetje vetes: ishim duke ëndërruar apo tashmë jemi duke ëndërruar?
Gjithandej njerëz të maskuar, njerëz të padisponim, të lodhur e rraskapitur, të demotivuar, sikur po jetojmë “sot për nesër”.
Vallë ç’ishte kjo murtajë që arriti të na tjetërsoj botkuptimin tonë?
Nga i gjithë ky ndikim dyshoj se manipuloi thellë në psikikën tonë, derisa po ecim sikur me “këmbët e huaja”.
Besoj se gjithë e kaluam, e mos dhe dikush për së dytën herë e që dhe nuk e dijmë.
Mbas gjithë këtij makthi tashmë po hyjmë në pranverë dhe koha e mirë që po mbretëron është përfitim yni.
Ne gjithësesi duhet ta shfrytëzojmë diellin, natyrën, të konpensojmë energjinë që humbëm për sa kohë, mos të harrojmë se dielli është burim energjie natyral për ne.
Secili brenda familjeve tona të shfrytëzoj kopshtet që kemi, të rifilloj një rilindje jete sepse ndryshe nuk bën.
Pavarësisht si, e çka do ndodhë ne duhet të përpiqemi t’a organizojmë dhe t’i kthehemi jetës normale siç kishim.
Mos ti prijmë e bëjmë vend të keqes, por ti hapim rrugën të mirës, zaten ne pse shqetësohemi me gjitha llojet e shqetësimeve që janë prezente tek secili njeri, asgjë nuk ndryshojmë e në të kundërtën vetëm sa humbim në shëndetin tonë.
Duke vënë mendimet tona brenda frikës, trishtimit, konfuzionit, pritjes së të keqes etj, në neve ndodhin ndryshime të shumta organike e psikike.
Akumulimi i tepërt i mendimeve negative bën çrregullimin e bazës hormonale dhe që për pasojë përveq humbjes së disponimit, rënies së imunitetit, pasojnë një varg sëmurjesh tjera që nxiten nga aspekti psikologjik.
Taitja e disbalancuar e gjëndrrave endokrine është përgjegjës për gjithë sistemim nervor dhe trupin tonë, poqëse pëson çrregullim nga kjo anë do të kemi probleme të shumta shëndetësore.
Stresi, mendimet negative dëmtojnë më tepër se që mendojmë, anaj të jemi vigjilent ta marrim situatën në dorën tonë, ti themi stop të keqes, mos të jetojmë në ankth.
Filloni të bëni qejfe me familjen, të drekojmë në kopsht, sa më shumë të marrim rreze dielli, të relaksohemi, secili në mënyrën që ndihet mirë.
Masat mbrojtëse duhet vazhduar gjithësesi deri sa të kemi prezent pandeminë!
* Shfrytëzo natyrën,
* Ushqehu shëndetshëm
* Pini ujë
* Praktiko sportin, gjimnastikë
* Lexo, shkruaj, dëgjo muzikë
* Organizo festë me antarët e familjes
* Rregullo kopshtin, ambientin ku jeton
* Përdor mendime pozitive
* Prano gjithëçka rreth teje me qetësi
* Mos vë fokusin në secilin informacion të pabazë
* Jo çka thuhet, mendohet bëhet!
27.02.2021