Si mund ti refuzohet e të mos i besohet mbrojtja nga liria liderit që ishte firmëtari i besuar i diplomacisë ndërkombëtare në krye me SHBA- të por dhe vet liderit të pavarësisë e shtetit? Shkruan; Lim Duraj, veteranë i UÇK-së

0

                       Hezitimi i institucionit të sigurisë, Policisë së Kosovës gjegjësisht Drejtorit të përgjithshëm në hierarkinë e tij subordinuese, ministri, kryeministri dhe presidenti si Komandant suprem, al.12, neni 84, i Kushtetutës se Republikës së Kosovës, ka ndikuar në vendimin e TS në Hagë për moslejimin e mbrojtjes nga liria i të arrestuarëve në Hagë. Tani, rreth lirimit të të akuzuarve në arrest shtëpiak apo jo relevant është komunikim i avokatëve me gjykatën, posaqërisht i avokatëve të të akuzuarve me institucionet e Republikës së Kosovës përgjegjëse për sigurinë. Titulli Republika e Kosovës, të asocion me personalitete politike shtetërore që kanë lënë gjurmë në historinë e Kosovës, si ;Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e tjerë dishepuj e çlirimtarë, që kanë kaluar nëpër të njejtën rrugë që ka ecur edhe Kosova dhe vizioni politik për shtetin e pavarur të Kosovës që u kurorzua me sakrificen sublime të popullit të Kosovës dhe UÇK-së për liri. Nëse me arrestimin e lidershipit shtetëror, që dikur kanë udhëhequr UÇK dhe luftën çlirimtare, u përmbush norma e drejtësisë dhe pretences akuzuese nga raporti i Dick Martit, me qëndrimin refuzues për të drejtën e mbrojtjes nga liria apo “burgu shtepiak”, për ish Presidentin dhe ish Drejtorin politik të UÇK,-së, ish kryetarin e Kuvendit dhe partisë së pavarësisë, ish zërin e parë të UÇK-së hapur e publikisht, e të tjerët, TS ka shpërfaqur lexueshëm se është tendencioz dhe ashtu siç vet pretenca juridike edhe procesi juridik dhe funksionimi i saj parimor, janë ndesh me moralin, traditën dhe logjikën juridike ndërkombëtare. Si mund t’iu kontestohet, mbrojtja nga liria, ish themeluesve dhe drejtuesve të,, UÇK-së  që b[ri me mbështetjen unanime popullore me theks diasporës dhe me mbështetjen e SHBA dhe NATO e fitoj luftën per liri? Si mund ti refuzohet e të mos i besohet mbrojtja nga liria liderit që ishte firmëtari i besuar i diplomacisë ndërkombëtare në krye me SHBAtë por dhe vet liderit të pavarësisë e shtetit, Presidentit Rugova, që nga Rambuje, Vjena, e deri te 17 Shkurti 2008?! Përgjigja në këto pyetje, do nxjerr në sipërfaqe moralin juridik e tradicional të TS për Kosoven. Kjo është një sinjal i kjartë për dalëzotësit e këtij vendi përfaqësues të vlerave të luftës për liri, se kjo gjykatë nuk ka mision vendosjen e paqes përmes drejtësisë por devalvimin e degradimin e vlerave të lirisë dhe vet shtetit të Kosovës. Kjo edhe më tej do të rendoj në ndërgjegjen e lidershipit qeverisës aktual, për mbështetjen e luftës së kooirdinuar përmes Beogradit e qeverive të disponuara armiqësisht ndaj vendit tonë. Kosova ka identitetin e vet liderëve përmes të vilëve po provohet të gjykohet misioni i luftës çlirimtare në TS në Hagë! Në histori gjykatesi më i mirë do të jet vet populli. Koha do flasë me gjuhën e të vërtetës dhe drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *