Si shoqëri fatkeqësisht ,përpara shëndetit kemi nxjerrur një detyrim që është në kundërshtim me masat e rekomanduar nga Instituti Mjekësor
Mimoza Deliaj-Cerani Psikologe,pas gjendjes së krijuar në Kosovë për “QendraPress” shkruan “Çdo ditë që vjen rritet numri me të prekurit me Virusin Corona.Ndërsa shoqëria jonë nuk po arrin ta bind vetën që Virusi Corona nuk kursen jetë njerëzish, nuk klasifikon shtresa të shoqërisë. Ne si shoqëri dita ditës po bëhemi mospërfillës ndaj masave që IKSHPK na udhëzoi për mbrojtjen nga Virusi Corona- Covid-19.
Si shoqëri fatkeqësisht përpara shëndetit kemi nxjerrur një detyrim që është në kundërshtim me masat e rekomanduar nga Instituti mjekësor. Ne detyrojmë veten të jemi pjesëmarrës në ahengje, ne zemërohem poqese nuk na vjen daja,halla,tezja apo e ftuara e ahengut,dhe me zemërimin tonë sikur i detyrojmë t’i shperfillin rregullat e përcaktuar nga Instituti mjekësor.
Duke qenë të vetëdijshëm për pasojat që kemi nga shpërfillje e rregullave ne prap vazhdojmë të rëndojmë edhe më shumë njeri tjetrin ne vend që t’i presim rrugën kësaj të keqe që ka kapluar botën ,ne i kemi hapur rrugë, i kemi çelur derën dhe duket sikur po e presim me “Ë el come !”
Nëse vazhdohet me këtë mospërfillje rregullash pasojat do të jenë shumë, shumë më të mëdhaja sesa pasojat e pasluftës të vitit 1999.
Një ditë mbase do fillojmë të flasim me vete,do kemi luhatje të qëndrimeve tona, do të vijmë edhe të më e keqja.Shtimi i varfërisë do të bëhet shkaku kryesor i shthurjeve të raporteve familjare e shoqërore, shkaqe këto që çojnë në trauma, depresion,duke rrezikuar edhe më çmenduri apo edhe vetëvrasje.
Virusi Corona përveçse është sëmundje është edhe çështje që kërkon shqyrtim serioz.Prandaj si shoqëri duhet të mobilizohemi t’i gjejmë shtigjet e labirintheve apo qorrsokaqeve në të cilat jemi futur pa dashur të dijmeë çka po ndodh me ne dhe rreth nesh./qendrapress.com/