Si të ndalen grevat, si të ndalet nihilizmi ?! –Shkruan;Mr.Prof.Arif KABASHI

Më tepër se 300.000 nx. që nga muaji qershor kanë humbur kontinuitetin me librin, ambientin shkollor, mësimdhënësin. Më shumë se 24.000 mësimdhënës dhe staf tjetër shkollor nga 1 Shtatori qdo ditë e kaluar kot i duket e dhimbëshme, qdo ditë e nesërme e njejtë monotone, e mërzitshme. Qindra mijëra prindë të brengosur, të shqetësuar e herë herë të frustruar drejtojnë kritika , fyerje e sharje ndaj qeverisë, SBASHK-ut, e ndaj mësimdhënësve (edhe mësimdhënësit janë prindër). Të gjithë kundër të gjithëve. Të gjithë kërkojnë zgjidhje, askush nuk bënë lëshime. Të gjithë shesin moral, askush nuk blenë. Të gjithë ndjehen hero të punës që bëjnë vet, të gjithë urrejnë punën e të tjerëve. Ky nihilizëm shoqërorë kurrë nuk ka ekzistuar në këtë masë sa sot. A ka rrugëdalje nga kjo krizë sa ekonomike e sociale aq edhe morale? A mundet qeveria edhe ti ruan parat e tubuara nga të punësuarit, edhe ti motivojë puntorët? Mendoj që po dhe at leht dhe shpejt. Si?! Parlamenti të tubohet në një séancë të jashtëzakonshme parlamentare dhe brenda ditës të nxjerrin ligjin me të cilin Presidentja, Kryeministri, ministrat, deputetët… do të kenë rrogën , por jo mëditje(të cilët në emër të mëditjeve vetëm brenda 6 mujorit të parë kanë marr deri në 15.000 eu. para të tatim paguesve dhe votuesve të vet)ashtu siq mësimdhënësit dhe të tjerët jetojnë vetëm nga rroga. Për miratimin e një ligji të tillë nuk ju nevojitet fare opozita sepse i kanë numrat e mjaftueshëm, ju nevojitet vetëm arsyeja, vullneti dhe racionaliteti. Do të ishte mirë që Këshilli i Prindërve të Kosovës tja adresojë këtë kërkesë qeverisë së Kosovës .Jam shumë i sigurt se që të nesërmen do të reflektojnë të gjithë të pakënaqurit./qendrapress.com/