Siç bëhet e ditur në zonë të kuqe hyjnë; Graçanica, Drenasi dhe Kllokoti

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe tri komuna të Kosovës kanë hyrë në “Zonën e kuqe”

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, fjala është për Graçanicën, Drenasin dhe Kllokotin.

Aktualisht në zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.

Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.

Në zonën e gjelbër janë shtatë komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.

Shpjegim:

Zona e kuqe: Mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)

Zona e verdhë: 75-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

Zona e gjelbër: Deri në 75 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *