Siguria e Republikës së Kosovës është në kompetencën dhe kontrollin e Qeverisë së Kosovës.

0

              Ruzhdi Gashi avokat, për sigurinë e Kosovës  se a është përgjegjësi e qeverisë,FSK-së,Policisë së Kosovës, apo KFOR-it ,ai pohon;-“ Republika e Kosovës është krijuar falë rezistencës shekullore të popullit shqiptar në Kosovë, luftës çlirimtare e udhëhequr nga UÇK dhe ndihmës së NATO. Si e tillë,

    Kosova i ka specifikat e veta në shumë segmente, ashtu edhe në sferen e sigurisë, që dallojnë nga shtetet tjera. Kosova ende nuk e ka të rrumbullakësuar shtetësinë e saj dhe si e tillë po kalon nëpër disa faza të komplikuara dhe të vështira në të gjitha segmentet, edhe në sferën e sigurisë.

    Siguria, edhe në Kosovë, ashtu si në të gjitha shtetet, është kompetencë e disa mekanizmave shtetërorë, dhe që ndahet në:

– sigurimi i kufijve të Republikës dhe

– sigurimi brenda territorit të Republikës.

           Për të iu kthyer pyetjes së juaj, sigurimi i kufijve është kompetencë e KFOR-it, kompetencë kjo e dhënë nga OKB për faktin se, Kosova ende nuk është anëtare e OKB dhe nuk e ka ushtrinë e vet me kompetenca për t’i siguruar kufijtë. Kurse siguria e brendshme është kompetencë e policisë dhe mekanizmave tjerë të sigurisë, në mesin e tyre edhe e AKI-së. 

           Në këto rrethana, meqënëse Kosova nuk është ende anëtare e OKB, por as e NATO-s, FSK si ushtri e Republikës së Kosovës pretendente për të marrë kompetenca kushtetuese për të kryer detyrën e saj kryesore-sigurimin e kufijëve të Kosovës, në këtë fazë të zhvillimit të saj, ka kompetenca që të përgjigjet në kërkesat e policisë në lëminë e sigurisë kur policia e kërkon një gjë të tillë, pra në sigurinë brenda teritorit. Por kjo, jo në të gjithë terrtorin e Kosovës.

      Në zonat e caktuara të Kosovës dhe në veri në kufijë me Serbinë, ku ende nuk është bërë demarkimi i kufijëve, FSK, përpos kërkesës së policisë duhet të merr edhe pëlqimin e KFOR. Të gjithë këta mekanizma të sigurisë në Kosovë, natyrishtë që funsionojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës nën menaxhimin dhe kontrollin e Qeverisë.

  Pra, siguria e Kosovës, edhe në sigurimin e kufijëve edhe në sigurimin e brendshëm, janë në kompetenca të Qeverisë së Kosovës, me të gjithë mekanizmat e sigurisë, Policia, AKI, FSK dhe KFOR-i, krejt kjo në përputhje e Kushtetutën  dhe ligjeve të Kosovës.

   Në bazë të këtyre kompetencave, Qeveria e Kosovës, ka obligim kushtetues dhe ligjor që të kujdeset për zbatimin e ligjeve nga të gjitha mekanizmat për siguri, Policia, AKI, FSK dhe KFOR-i./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *