Siguria në trafikun rrugor dhe apeli i policisë për trafikun rrugor

Drejtoria rajonale e Policisë Prizren bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore në kuadër të menaxhimit dhe kontrollin e trafikut rrugor ka shtuar dinamikën e veprimeve dhe ndërmarrjen e masave me qëllim të përmirësimit të sigurisë rrugore dhe uljes së numrit të aksidenteve në trafikun rrugor. Në kuadër të kësaj Drejtoria rajonale e Policisë Prizren në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor” dhe ,,Sezoni veror 2023’’gjatë dyzet e tetë (48) orëve të fundit ka shqiptuar gjashtëqind e njëzet e tetë (628) gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, të cilët me veprimet e tyre kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, ka hetuar njëzet e shtatë (27) aksidente të trafikut me dëme materiale dhe shtatë (7) aksidente me lëndime trupore. Drejtoria rajonale e Policisë Prizren apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin për rregullat në trafikun rrugor pasi që siguria në trafik është përgjegjësi e jona kolektive. Duke iu përmbajtur rregullave dhe duke u sjellur me kujdes ndaj njëri tjetrit në trafik mundë të ndikojmë në zvogëlimin e numrit të aksidenteve dhe pasojave të tyre. Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi njofton zëdhënësi policisē rajonale ne Prizren Vesel Gashi./www.qendrapress.com/