SIGUROHEN RRETH 160 MIJË DOZA TË VAKSINËS KUNDËR GRIPIT SEZONAL – QKMF-TË NË PRITJE

0

Rreth 160 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal janë siguruar në Kosovë, aplikimi i të cilave pritet të bëhet gjatë këtij muaji, njofton Insajderi.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, thonë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për dhënien e kësaj vaksine, mirëpo aktualisht janë në pritje të marrjes së dozave të para të vaksinës kundër gripit sezonal.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se për këtë sezon dimërore janë duke planifikuar shumëfishim të dozave të vaksinës kundër gripit.

“Një pjesë janë siguruar diku janë 165 mijë të cilat tash do shpërndahen tek qytetarët e Republikës së Kosovës. Por në këtë vit pretendojmë dhe do të mundësojmë që t’i kemi 500 mijë vaksina sigurisht edhe me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës është në vendim duhet ta sigurojmë edhe koston buxhetore dhe është duke u bërë planifikimi i shpërndarjes nga të gjitha komunat, edhe nga QKMF-të janë marrë raportet dhe në bazë të kësaj dinamike bashkërisht me IKSHPK-në, ju e dini që edhe zinxhiri i ftohjes e ka një kapacitet të limituar të mbajtjes së këtyre vaksinave. Por në një planifikim korrekt edhe serioz të kësaj çështje, pretendojmë të kemi një numër të konsiderueshëm të të vaksinuarve që do ta arrijë gjysmë milionë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Në bazë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë vitit 2019 kanë qenë 16 mijë raste të regjistruara me grip sezonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *