Sindikalistët akuzojnë Qeverinë se po bllokon ngritjen e pagës minimale
Këshilli Ekonomik-Social, që mes tjerash ka përgjegjësi edhe përcaktimin e pagës minimale, nuk është funksionalizuar në mungesë të përfaqësuesve nga Qeveria. Kjo nga sindikalistët po shihet si e qëllimshme, derisa nga ekzekutivi thonë se shumë shpejt do të dërgojnë emrat.Të shpeshta kanë qenë kritikat e LVV-së për qeveritë e kaluara në lidhje me mosngritjen e pagës minimale, por që nga ardhja në pushtet ende nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë drejtim.Madje as Këshilli Ekonomiko-Social që mes tjerash ka përgjegjësi edhe përcaktimin e pagës minimale nuk është funksionalizuar për arsye që lidhen me Qeverinë.Kryetari i Ekonomiko-Social, Atdhe Hykolli, thotë se Qeveria nuk ka dërguar emrat për të plotësuar vendet vakante, duke pamundësuar funksionalizimin e këshillit.“Këshilli Ekonomik-Social para dy jave është konstitua. Ne po presim që Qeveria e Kosovës sa më shpejt t’i dërgojë anëtarët që i takojnë në këtë këshill dhe pastaj të flasim edhe për pagën minimale. Paga minimale është shumë vonë pasi sipas Këshillit Ekonomiko- Social ajo duhet të negociohet çdo fund vit në mënyrë që vitin tjetër të jetë e gatshme”, deklaroi Hykolli për RTV Dukagjinin.Jusuf Azemi nga Sindikata e sektorit privat dyshon se qeveria qëllimisht po i vonon emrat e anëtarëve të saj në këshill, përcjell Telegrafi.“Mendoj se mungesa e anëtarëve të qeverisë është e qëllimshme për t’i ikur ngritjes së pagës minimale. Kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij e dinë se shefi i ekzekutivit duhet të nënshkruaj në fund pagën minimale”, deklaroi Azemi.Megjithatë nga Qeveria kanë thënë se emrat do të dorëzohen së shpejti.“Ne jemi duke bërë përgatitjet e duhura dhe së shpejti do të dorëzojmë emrat e përfaqësuesve tanë”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.Aktualisht paga minimale në Kosovë është 170 euro për të punësuarit mbi moshën 350 vjeçare derisa 130 euro për ata të moshës nën moshën 35 vjeçare