Sindikalistët i reagojnë ashpër Kurtit: Nuk merremi me ty, shihemi në grevë

0

Pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, rreth kërkesave të sektorit të arsimit dhe shëndetësisë, ka ardhur reagimi nga Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

Syla ka thënë se nuk merret me Kurtin dhe deklaratat e tij që e thyejnë ligjin, duke i thënë: shihemi në grevë.“Jam në përgatitje të grevave nuk merrem me deklarata të cilat shkelin ligjin. Po e shkel ligjin mbi organizimin sindikal të Parlamentit ku është votu ky ligj”, ka thënë Syla për Blic.Kryesindikalisti i mësuesve të Kosovës, Rrahman Jasharaj, thotë se kryeministri Albin Kurti si duket ‘nuk është i vëmendshëm në kërkesat e kësaj Sindikate.“Kemi ngritur vazhdimisht zërin për mjete më të mira, ne me shkumësa e shpuza, e rajoni me projektorë e laptopë”, ka thënë  Jasharaj.Ndërsa në seancën e Kuvendit, kryeministri Kurti në fjalimin e tij i ndau sindikalistët në sindikalistë të rrahur dhe të parrahur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *