Sindikata e Policisë: 1,108 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje vullnetare
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka thënë se që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 1108 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje.Zeqiri thotë se kjo shifër është në rritje pasi thotë se kanë informacione se në ambasada ka kërkesa prej zyrtarëve policorë.“Deri më tani që nga themelimi i Policisë së Kosovës, dorëheqje vullnetare nga policia kanë thënë 1108 zyrtarë. Kjo shifër është me tendencë të rritjes. Kemi informacione që nëpër ambasada të cilat veprojnë në Kosovë, ka shumë kërkesa prej zyrtarëve policorë”, ka deklaruar Zeqiri në Tëvë1.Sipas tij, ka ankesa nga zyrtarë policorë që thonë se “në momentin e parë që të siguroj një vizë, nuk rri më”.“E kam prej atyre që kontaktojë për çdo ditë, prej atyre që së paku brenda ditës më vijnë nga 20 apo 30 emaila, ankesa të zyrtarëve policorë dhe me atyre që rrijë, më thonë ‘në momentin e parë që të mundem me siguru një vizë, nuk rri më’”, tha Zeqiri.