Sindikata e Telekomit proteston para Qeverisë
Sindikata e Telekomit ka njoftuar se do të protestojnë sot, e enjte, njofton Insajderi.
Në profilin zyrtar nga sindikata kanë bërë të ditur se do të protestojnë para qeverisë me datë 23 korrik nga ora 13:00. Sipas tyre, disa grupe të errëta dëshirojnë t’i lënë fëmijët e tyre pa bukë.
“Ju njoftojmë se te enjten me dt.23.07.2020 prej orës 13:00, mbahet proteste 24h tek Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves. Protesta organizohet nga FSP-PTK ne mbrojtje te Kompanise. Do te protestojme dhe rezistojme, sepse grupet e erreta deshirojn t’i lejne femijet tane pa buke. Do te protestojme per t’i treguar ketij Shteti se edhe punetoret e Telekomit janë të Kosovës. Prandaj, bashkohu edhe ti! FSP-PTK “, thuhet në njoftim.
Ndryshe Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare.
Bllokimi ka ardhur pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës./Insajderi.com