Sindikata paralajmëron kolaps në klinikat e QKUK-së: 500 infermierë janë larguar sivjet, 1500 pritet të largohen më 2023 

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka alarmoi institucionet se 1 mijë e 500 infermierë janë në përgatitje që të largohen nga Kosova gjatë vitit 2023.Kjo Sindikatë thotë se vetëm gjatë këtij viti janë larguar 500, kryesisht infermierët e Mjekimit Intensiv.“Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinika të lartpërmendura, pasi janë pikërisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarësisht mungesës së mjekëve”, thuhet në komunikatë. Andaj, Sindikata ka kërkuar që të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen profesionistët shëndetësorë dhe roli i tyre, si dhe t’u njihet puna e angazhimi.“Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në këto klinika, ndërsa të njëjtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet brenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti”.“Të shërbejmë nga pozicionet tona, mos të sundojmë dhe mos të ndajmë privilegje brenda komuniteteve. Privilegj ka vetëm qytetari dhe pacienti i cili kërkon shërbimet tona”, përfundon komunikata. /Reporteri.net/.