Sipas Institutit Hidrometeorologjik kjo javë premton mot kryesisht të qetë.

auto_moti1613978593-696x410

                            Parashihen shumë orë me diell. Vranësirat do të shfaqen më shumë në relievet malore, ku atje nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të izoluar.Sa i përket temperaturave deri ditën e premte, nuk do të jenë të larta, por gjithnjë duke respektuar mesataret e muajit korrik.Nga fundjava parashihen serish valë e të nxehtit Afrikan. Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.Era do të vazhdojë ta mbaj drejtimin e veriut dhe verilindjes, e lehtë dhe mesatare. Indeksi UV do të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi.“Reshjet e fundit që u regjistruan pothuaj në gjithë territorin e Kosovës, në jug, jugperëndim dhe juglindje më shumë, e në pjesët tjera më pak, kanë ndikuar shumë pozitivisht në përmirësimin e kushteve biometeorologjike, agrometeorologjike si dhe kanë zbutur situatën me ujë për pije në liqenet tona akumuluese”, thuhet në parashikimin e Institutit.