Sipas mendimit tim parlamenti i Republikës së Kosovës duhet ta votojë ligjin që mbron vlerat e luftës
Bashkim Hoxha analist politik, lidhur me Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se a duhet te votohet ne Pralamentin e Kosovës shkruan: “Ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së mendoj se është vonuar. Megjithatë më mirë vonë se mos miratohet fare. UÇK si organizatë politko-ushtarake, çlirimtare, prej fillimit të aktiviteteve të saja ka qenë si të thuash tabelë qitëse. Në këto 20 vitet e pas-luftës, ndaj ushtarëve të UÇK-së janë prodhuar lloj lloj etiketa me qëllim komprometimi të imazhit të tyre. Për qytetarët e Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar në përgjithësi, UÇK përbën vlerë.
Mirëpo, qarqe të ndryshme prej jashtë Kosovë, dashakeqëse të këtij vendi, janë përpjekur vazhdimisht të prodhojnë propaganda nga më të pabesueshmet në adresë të ushtarëve të UÇK-së me qëllim të ndryshimit të kahjes që shkon në disfavor të proceseve zhvillimore dhe integrative.
Sipas mendimit tim parlamenti i Republikës së Kosovës duhet ta votojë ligjin që mbron vlerat e luftës. Sigurisht ky lloj ligji nuk penalizon askënd. Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës nuk është kundra lirisë së fjalës së lirë siç përpiqet ta paraqes ndokush, kjo fare nuk ka të bëjë me censurën e fjalës së lirë.
Duhet të mësohemi të kuptojmë se shpifja, gënjeshtra, trillimi, akuzat e pabazuara, thirrjet për linç… nuk kanë lidhje me demokracinë e as fjalën e lirë./qendrpress.com/