Situata është në dorën tonë o popull…!

0

 Msc. Lule Alidema,psikologe klinike tani  pas miratimit në Parlamentit për  ligjin anti covid, shkruan;

   “Mbase nuk vetëdijësohemi vet individualisht, atëherë mirë është që është bërë ky miratim ligji, edhe pse dyshoj se deri vetëm në një masë mund të funksionoj…!

Si duket ne si shoqëri vetëm dhunën njofim, mbase detyrojmë policinë të na ruajnë, gjë që nuk do të ishte e nevojshme, por kjo është edukata jonë…!

            Vërtetë është për keqardhje se sa popullsi me numër të vogël ka Kosova dhe sa e sa qindra herë flitet, nëpër media, nëpër popull, zaten temë diskutimi secili kemi këtë problematikë, prap se prap ne nuk jemi në gjendje të vetëdijësohemi.

Thonë në shtetet tjera nuk ka kufizime, lirshëm lëvizet, etj, sigurisht se nuk ka as kufizime dhe lëvizet lirshëm sepse ata janë të vetëdijshëm, kujdeset secili për veten, kuptojnë nga fjala, ruajnë veten, duan veten!

Ata nuk vijnë deri në atë pikë të dënohen, e ne sikur mos dënohemi shumica nuk do kishim kujdes fare ti zbatonim rregullat e parapara!

Ne si popull aq jemi të pavetëdijshëm sa që këtë kohë pandemie organizojmë ahengje, darka, dreka, takime familjare…

            Jo, jo nuk do jemi mirë asesi, derisa secili nga ne të vetëdijësohemi, nuk po besoj se as ligji në fuqi mund të parandaloj rritjen e rasteve.

– Pse duhet të të ruaj polici për maskën, distancën?

– Është jeta jote apo e policit?

– Pse duhet vetëm kur shofim policët ne të pajisemi me maskë?

Kjo tregon se ne së pari nuk e duam veten, e pastaj tjerët, nuk kemi kulturë mirkuptimi!

Shikoni përveç problemeve shëndetësore sa humbje ekonomike kemi dhe do kemi, sa bizneset po mbyllen e do mbyllen, sa njeriu do mbetet i papunë, çfarë do bëjmë pastaj?

A llogaritni se çdo pakujdesi jona na dërgon në humbje si në shëndet ashtu dhe në aspekt ekonomik…!

Si mendoni, do ju zgjedhë virusi, ti nuk do infektohesh?

Gabohesh, virusi nuk zgjedhë mundesh edhe ti të infektohesh, mund të bëhesh bartës, mund të pësosh me fatalitet.

Situata është në dorën tonë o popull…!

Mos lejo që një ceremoni martese juaja dikujt ti shëndrrohet në ceremoni mortore.

Është situatë në mos më keq, kuptoni, keni mëshirë ndaj njëri tjetrit, sepse kemi të bëjmë me një virus të paparashikueshëm me simptoma të llojllojshme, në individ të ndryshëm…”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *