Sizmologët: Ky ishte ndër tërmetet më të mëdha të regjistruar në Turqi
Disa sizmologë kanë thënë se ky mund të jetë tërmeti më i madh i regjistruar në Turqi – aq i fortë sa ai që ndodhi mbi 80 vjet më parë.Stephen Hicks, një sizmolog në University College London, thotë se tërmeti i mëparshëm më i madh, gjithashtu me magnitudë 7.8 ballë, goditi verilindjen e Turqisë në dhjetor të vitit 1939 dhe vrau 30 mijë njerëz.Kohët e fundit, në janar 2020, një tërmet me magnitudë 6.7 goditi rajonin rreth Elazığ, një qytet në lindje të Turqisë. Ai vrau 41 njerëz dhe plagosi mbi 1600. Raed Ahmed, kreu i Qendrës Kombëtare të Tërmeteve të Sirisë, i tha një radioje shtetërore se ky është “tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në historinë e qendrës”. Qendra është themeluar në vitin 1995.