S’ka kourum, dështon në Kuvend votimi i projektligjit për rritjen e pagës minimale

                         Ka dështuar në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.Nga 73 deputetë të pranishëm në sallë,  vetëm 56 deputetë prej tyre kanë votuar. Kësisoj Kuvendi nuk kishte kuorum për të votuar këtë projektligj, shkruan Reporteri.net.Prej tyre 51 deputetë votuan për, 5 kundër dhe të tjerët nuk kanë votuar fare.Opozita njëzëri ka dalë kundër propozimit aktual për rritjen e pagës minimale. Mospërfshirja e veteranëve dhe disa kategorive të tjera, siç janë të verbrit në projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale po konsiderohet diskriminuese nga ana e opozitës.Ushtruesi i detyrës së kryetarit në OVL-UÇK, Faton Klinaku në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net” ka thënë se do të ketë protesta nëse nuk rriten edhe pensionet e veteranëve në linjë me pagën minimale.“Na kemi thanë edhe pishman nuk i bimë, edhe jo në protesta po kemi me u nxanë derën edhe nuk kemi me i lanë me hy brenda apo me dalë kudo që gjenden ata. Na veç do t’i bëjmë përgatitjet për protesta në rast se kjo ndodh”, ka thënë Klinaku për Reporteri.net.