Skender Hyseni: Kur do ta kuptojë populli i mjerë se kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

                        Ish ministri Skender Hyseni, ka pyetur se kur do ta kuptojë populli i mjerë se kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha krizat në veriun e Kosovës janë prodhuar në mandatin e tyre dhe në këtë të fundit, bota tregoi se është lodhur me ne.Ai ka shtuar se Kurti dhe Osmani po vazhdojnë t’i befasojnë ndërkombëtarët, derisa kanë vetëm hallin e pushtetit të tyre, ndërsa që intelektualë e akademikë qëndrojnë të heshtur si strucat.

Postimi i plotë:

                Kur do ta kuptojë ky popull i mjerë kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ???!!!Të gjitha krizat në Veriun e Kosovës janë prodhuar në mandatin e tyre. Kriza e fundit, dëshmoi se bota është lodhur me ne.Kurti dhe Osmani po vazhdojnë, madje pa ngurrim, të befasojnë partnerët e Kosovës. As njëri as tjetri nuk e kanë hallin e vendit.Të dytë e kanë hallin e pushtetit të tyre, deri në zhbërje të shtetit të Kosovë, Ndërsa, intelektualë e akademikë qëndrojnë të heshtur, si strucat !!!