Skënderbeu,Hero i padiskutueshëm ,i atyre  që mendojë flasin e  jetojnë shqip-Shkruan ;-Luan LUSHAJ

Skënderbeu ,Hero i padiskutueshëm ,i atyre  që mendojë flasin jetojnë shqip,këtë shkrim e shkruaj vetëm për të iu përgjigjur disa miopëve që vërtetë ose  nuk kanë lexuar asgjë nga historia kombëtare, ose janë të paguar  të sllavëve,Një i tillë me ,ose pa dashje po tregohet edhe mulla Osmani, që si hoxhë  për deklarata jo shumë të matura  është rrahur në mes rrugës nga të tjerët,Prandaj,kjo më detyroi të rikujtojë vetëm pak nga lavdia e madhe e kryetrimit shqiptar e Skënderbeut. Më 17 janar të vitit të largët 1468, Skenderbeu, Heroi ynë Kombëtar i mbylli sytë përgjithmonë për të kaluar në botën e lavdisë së përjetshme. Historia e një vendi, kombi siç janë shqiptarët  janë veprat atdhetare  . Skenderbeu me veprat e tija e shkroi kapitullin më të ndritur, më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare. U hapi shqiptarëve dyert e historisë botërore, i futi në faqet më të lavdishme të saj. U bë flamur, burim frymëzimi për të gjitha brezat e shqiptarëve, mishërim, personifikim i vlerave tona të larta kombëtare e njerëzore: trimërisë, burrërisë, nderit, besës. Skenderbeu simbolizon bashkimin kombëtar, qëndresën, synimet e popullit tonë për liri e pavarësi. Gjuha shqipe, flamuri Kuq e Zi, Skenderbeu, përbëjnë triptikun kombëtar, AND-në e kombit tonë..

Për 25 vite Skenderbeu i bëri ballë  ushtrisë turke që ishte shumë herë më e madhe dhe më e pajisur se ushtria e Skenderbeut. Por Skenderbeu me shkathtësitë luftarake përdorte taktika,  që bënte arriti të jetë kryetrim kombëtar . Qëndresa e Skenderbeut në Shqipëri ia ndali hovin pushtues ushtrisë otomane dhe në njëfarë mënyre e shpëtoi qytetërimin europian.

 Edhe sot Shqipëria,duhet të shkojë në Europë duke i ofruar asaj vlerat tona kombëtare e njerëzore, dhe jo duke iu lutur, duke iu përkulur, duke i kërkuar lëmoshë asaj. Kjo është ajo porosia e madhe e Periudhës së Lavdishme të Skenderbeut që vjen në ditët tona.

Skënderbeu e mbylli me lavdi e dinjitet kapitullin e jetës së tij mbi këtë toke dhe me veprat  e tij i ka siguruar vetes vendin e përjetshëm në faqet më të ndritura të historisë së Shqipërisë dhae asaj botërore. Prandaj, Skenderbeu nuk ka nevojë për përmendoret e shqiptarëve, por shqiptarët kanë nevojë për përmendoret e Skënderbeut. Prandaj ,kur janë në pyetje  vlerat kaq  madhore , nuk kemi pse  as hoxhallarë , e as ‘’shkencëtarë e ‘’historianë’’ të  flasin për  figurën  e Skënderbeut. Mrekullinë që e ka kombi shqiptarë se  kanë asnjë komb  i botës, sepse ka  tre besime  që  mbi të  gjitha kanë një kulm . e ai kulm është kombi. Pra kombi shqiptar  duhet të ndjehen jo veç tani ,por sa të ketë diell mbi tokë  krenar ,që patën një bir të kombit siç  ishte Skënderbeu, ai as nuk ishte serbë e as  nuk ishte malazezë, por ishte shqiptarë e bir i shqipes, Se po të ishte  tjetër komb  ai do të hipnotizonte  përjetësisht  gjithë  botën. Prandaj ne duhet te jemi krenar që e kemi një figurë kaq brilante …Edhe një varg meritash  i ka kjo figurë  brilante e kombit shqiptarë…/www.QendraPress.com/