Skicat e javës- Tek thjeshtësia e saj, gjete perfeksionin që kërkoje kudo…!!”-Nga; Pirro Minella Millon
…E shikoja çdo ditë në rrugët e qytetit, duke nxituar për të kapur edhe minutën.
Ishte femër më se e zakonshme, jo më seksi e këtij qyteti, edhe trupin e kishte në përmasa më se të zakonshme.
Nuk binte në sy për veshjen firmato, por thjesht zakonisht me pantallona dhe një bluzë sipas stinës.
Kushdo që e shikon në rrugë pa e njohur ndoshta nuk do të binte fare në sy, nuk do të të tërhiqte sado pak vëmendjen tënde.
Jam i sigurt, që as kompliment nuk do ti bëje kur të të kalojë afër.
Kjo është aparenca e asaj gruaje mese të zakonshme.
Por, po të zbuloje çfarë fshihej në shpirtin e saj.
Ahhh… çfarë do të ndjeje në shpirtin tënd!!
Jam i sigurte që nuk do të mbarohen fjalët, komplimente që askush më pare nuk ua ka bërë çdo femre të bukur.
Në shpirtin e saj brenda thjeshtësisë fshihet një det, një oqean, një uragan, një rrymë jete.
Mjafton prekja e lehtë dhe reagimi i saj do të detyronte të kërkoje falje për atë mendim krejt të gabuar që ke për Atë.
“Më fal Zonjë Fisnike”
Kaq do të thoje.
Do mendoje nuk e ke vënë re se kërkoje “perfekten”, ke qenë i verbuar për ta gjetur.
Por “perfektja” ishte fshehur brenda asaj thjeshtësie që ke zbuluar.
Ishte thjeshtësia e saj që të dhuroi pasionin që kurrë më parë nuk kishe njohur.
Para thjeshtësisë së saj zhveshe fantazinë lakuriq, flake tek teshat: e mendimit, të paragjykimit , se ajo ishte e zakonshme, por jo thjeshtësia e saj të bëri ta dashurosh edhe më shumë.
Kështu me njohjen e saj harrove të kërkoje “perfekten” femër, që mund të të joshte me hiret e saj, me trup dhe gjoks zbuluar.
…..U bëre “rob” i thjeshtësisë së saj.
Kur njohe thjeshtësinë e saj në themel, u binde se brenda saj
fshihet deti i pa anë, oqeani blu dhe uragani, i pa eksploruar kurrë më parë…
Tiranë, më 8 Nëntor 2022.
/www.qendrapress.com/